Sport “Armëpushim” mes Ikardit dhe Interit, ja kur pritet të rikthehet bomberi

“Armëpushim” mes Ikardit dhe Interit, ja kur pritet të rikthehet bomberi

Duket se gjërat kanë nisur të marrin një rrugëzgjidhje mes Interit dhe Ikardit. Situata mes palëve ka nisur të zhbllokohet pas takimit të Marotës me Vanda Narën dhe Ikardin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se palët kanë vendosur se argjentinasi do të rikthehet në fushën e lojës pas derbit me Milanin.

Siç ishte parashikuar Ikardi do të mungojë në ndeshjen kundër Frankfurtit në Ligën e Europës dhe në dy ndeshjet e kampionatit kundër Spalit dhe Milanit.

Nga mediat italiane bëhet me dije se nuk do të ketë mesazhe në rrjetet sociale deri në kthimin e Ikardit me presidentin Zhang pas derbit të Milanos. Ky takim pritet t’i japë fund  kontradiktave mes palëve dhe situata do të marrë një rrugë drejt zgjidhjes përfundimtare.