Extra Armina Mevlani tregon çfarë fiton nga një foto në Instagram

Armina Mevlani tregon çfarë fiton nga një foto në Instagram

Armina Mevlani është një prej blogereve më të njohura në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Përmes fotove të publikuara në ”Instagram ” u bën reklamë markave të ndryshme të veshjes dhe kujdesit për bukurinë.

Por çfarë fiton Armina Mevlani nga një foto reklamuese në ”Instagram“?

Ajo tregoi në një intervistë për “Top Albania Radio-n” se së pari, fiton veshje dhe artikuj të tjerë dhuratë nga markat që duan që ajo t’u bëjë reklamë. Këto janë, siç tregoi Armina, fitimi kryesor nga postimet në ”Instagram“.

Gjithashtu, shpjegoi se postimet e saj kanë edhe një tarifë të caktuar, që varion në varësi të produktit që po reklamon.

Armina ka 560 njekës në ”Instagram” dhe fitimi i saj varet edhe në varësi të kësaj shifre.