Aktualitet Arrestimet në mega-operacionin ndërkombëtar, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS

Arrestimet në mega-operacionin ndërkombëtar, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS

Nga aksioni i madh i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Strukturave Speciale Operacionale, për arrestimin e një grupi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ditën e djeshme, mes të arrestuarve ishte edhe zv.drejtori i Spitalit në Sarandë,  Florenc Llanaj.

Ky i fundit është djali i sh-deputetit të PS, Astrit Llanaj, i cili ka qenë ndër themeluesit e kësaj partie në Sarandë dhe deputet në vitet 1997-2001.

Florenc Llanaj, 30 vjeç, mësohet se kishte vetëm pak muaj që kishte marrë detyrën e nëndrejtorit.