Aktualitet Arrestimet post tërmetit në Tiranë: Shtatë lihen në burg, të tjerët do...

Arrestimet post tërmetit në Tiranë: Shtatë lihen në burg, të tjerët do hetohen në liri

Gjykata Penale e Tiranës dha sot paradite masa e sigurisë për të arrestuarit në Tiranë për tërmetin e 26 Nëntorit.

Gjykatësja Vjollca Spahiu vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 prej 31 të arrestuarve.

Ndër personat që u dha kjo masë sigurisë janë edhe ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për ndërtues edhe ish-zyrtarë të inspektoriateve të ndërtimit.

Ata akuzohen se kanë favorizuar ndërtimin e objekteve që u shembën, jashtë kritereve, në kundërshtim me lejet e lëshuara. Në disa godina të dëmtuara nga tërmeti, janë konstatuar dhe ndërhyrje në struktura.

Arrest me burg për:

Fatbardh Plakun

Fejzi Dyrmishi

Besnik Fuçia

Hodo Valgjoni

Artur Skela

Gëzim Shkalla

Naim Shehi

“Arrest shtëpie” për:

Vjollca Hoxholli

Agim Eski

Gerti Çalliku

Ali Dyrmishi

Asqeri Xhanari

Faik Fejzo

Ndoc Pepkolaj

Mehmet Felani

Pëllumb Korfuzi

Qirjako Gjergo

Shefqet Doda

Luan Bejta

“Detyrim paraqitje”

Anila Harxhi

Bukurije Halili

Zhaneta Tagani

Reis Muça

Merita Kushe

Hekri Visha

Adhurim Qehaja

Stela Maze

Shpëtim Kerciku

Ermir Çina

Jan Ikonomi