Kryesore Arrestimi i Erion Veliaj, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit

Arrestimi i Erion Veliaj, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ditës së sotme.

Teksa po dilte nga selia e PD, kur u pyet lidhur me ngjarjen, Berisha u shpreh se kjo tregon se piramida e krimit po shembet.

“Po shembet piramida e krimit”, tha Berisha teksa u pyet nga gazetarët lidhur me arrestimin e Veliajt.

Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për 4 akuza (shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash) dhe për kryebashkiakun u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO.

Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj.