Stambolli është përfshirë nga protestat masive dhe përplasjet, pas anulimit të gradës së kryetarit të bashkisë dhe kandidatit për president, Ekrem Imamoglu si dhe arrestimit të tij mëngjesin e së mërkurës.
Pavarësisht ndalimit, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë.
İstanbul Üniversitesi’ndeki yürüyüşte öğrenci seli polis barikatını böyle aştı!https://t.co/MYXuZcOj5z pic.twitter.com/UgcWd1xaQq
— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) March 19, 2025
Po ashtu mësohet se jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre demokratike. Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane.
Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll. Policia turke ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike.
İstanbul Üniversitesi'nde İmamoğlu'na destek eylemine katılan öğrenciler barikatı aşarken polis biber gazıyla müdahale ettihttps://t.co/MYXuZcOj5z pic.twitter.com/lc4L4WD8kb
— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) March 19, 2025
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.