Aktualitet Arrestohen 3 biznesmenë shqiptarë në Itali, u sekuestrohet pasuria 13 mln euro

Arrestohen 3 biznesmenë shqiptarë në Itali, u sekuestrohet pasuria 13 mln euro

Tre sipërmarrës shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Ata janë vëllezërit Gëzim, Isuf e Sajmir Sallaku ku policia e qytetit të Breshias u ka sekuestruar pasurinë e tyre me një vlerë prej 13 milionë euro.

Akuza ndaj vëllezërve Sallaku është evazioni fiskal duke iu sekuestruar 70 objekte, 50 makina dhe një barkë.

Vëllezërit Sallaku janë vënë në hetim  kohë më parë nga Financa italiane në kuadër të operacionit “Laguna” i cili i akuzonte për krim ekonomik e financiar.

Nga operacioni i koduar “Laguna 2”  është arrestuar dhe të ekonomistit i tyre, italianit Giovanni Lazzari, si dhe janë vënë nën hetim 28 persona të tjerë.