Aktualitet Arrestohen shpërndarësit e heroinës dhe kokainës

Arrestohen shpërndarësit e heroinës dhe kokainës

Policia e Tiranës ka finalizuar një hetim disa mujor për të goditur aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dy persona kanë rënë në pranga gjatë aksionit të koduar “Kalaja”.

Të arrestuarit janë J(J).Ç. 32 vjeç dhe K(N).A. 36 vjeç.

Uniformat blu mundën të sekuestronin 190 gramë heroinë dhe 93 doza kokaine. Po kështu, policia u gjeti dy të arrestuarve edhe një shumë parash të përfituara nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se dy të arrestuarit shpërndanin heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim.