Aktualitet Arrestohet 26-vjeçari në Durrës, dyshohet për 9 zjarrvënie të qëllimshme

Arrestohet 26-vjeçari në Durrës, dyshohet për 9 zjarrvënie të qëllimshme

Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili dyshohet si autor i 9 rasteve të zjarrvënies së qëllimshme në qytet.

Sipas Policisë, i arrestuari, me inicialet K.K., lindur dhe banues në Durrës, në orët e para të mëngjesit të së premtes ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S.M.

Policia thotë se ai dyshohet të jetë edhe autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019:

1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.

2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z.

3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit SH. B.

4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. D.

5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit H. Q.

6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q.

7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit M. S.

8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj.