Aktualitet Arrestohet “akrobati” që vidhte shtëpitë

Arrestohet “akrobati” që vidhte shtëpitë

163
0
Shpërndaje

Pas një hetimi të gjatë, një hajdut i cilësuar si “akrobati” është arrestuar për të paktën gjashtë vjedhje, të gjitha të ndodhura në lagjen Cristo.

Ai tashmë do të përgjigjet edhe për vjedhje të tjera edhe në Bergamo.

Bashkë me “akrobatin” janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, përfshi edhe të dashurën.

Grupi akuzohet për një sërë vjedhjesh, të kryera në mes të nëntorit 2016 dhe dhjetorit 2017, në apartamente në Cristo, Bergamo, Brescia dhe Savona.

Por me Eri Ndoçi, tashmë i arrestuar në flagrancë dje nga agjentët e policisë në Alessandrias, pas një hetimi të gjatë, përfundoi gjithashtu në pranga edhe e dashura e tij Djana Goxa dhe miku i saj, Faik Imeraj, të gjithë me kombësinë shqiptare dhe me vendbanim në Aleksandri.

Policia arriti të zbulonte gjurmët e Ndocit në një apartament duke marrë shenjat e gishtërinjve. Njeriu 31 vjeçar ishte më herët nën arrest shtëpiak në Alessandria për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Brescia.

Teknika e përdorur ishte tipike e një hajduti profesionist “akrobat”, i aftë të ngjitej në çdo apartament dhe të depërtonte nëpër dritare, duke kërkuar më pas në banesa për sende me vlerë dhe të holla.

Pas çdo vjedhje shfaqej policia dhe merrte në vend shenjat e gishtave. Hetuesit mundën të identifikojnë disa vjedhje të realizuara prej Ndocit; dy në via Ponchielli, në janar të vitit 2017, dy në via Scazzola, në të njëjtën shtëpi në një kohë të shkurtër, dhe dy të tjera në Via Parini. Vjedhjet do t’i jepnin burrit rreth 30 mijë euro në objekte, me sa duket do të rishiteshin dhe do të hidheshin.

Përveç aktivitetit të vjedhjes dhe duke e ditur se policia po e përgjonte, Ndoci është përfshirë edhe në shitjen e drogës.

Në shtator 2017, në një mbrëmje ai u kthye nga një zonë e Milanos. Me të ishte edhe e dashura, ndërsa kishin edhe dy doza kokaine të destinuara për shqiptarin tjetër të arrestuar Faik Imeri.

Ata u arrestuan dhe të tre ndodhen në qelitë e baraburgimit.

Ndoci akuzohet për vjedhje dhe trafik të lëndëve narkotike, ndërsa dy të tjerët nën akuzën e trafikut të drogës.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in