Aktualitet Arrestohet drejtori fallco i tatimeve në Tiranë

Arrestohet drejtori fallco i tatimeve në Tiranë

“Jam drejtori i Tatimeve” dhe më pas një shkelje syri. Kush është ai biznesmen që nuk do dëshironte të kishte befas si klient drejtorin e tatimeve, veçanërisht në këto muaj kur qeveria sapo la nisur aksionin kundër informalitetit.

Kështu i ka ndodhur edhe pronarit të një picerie në Tiranë, i cili është mashtruar dhe në formën e ryshfetit për të toleruar “ca gjëra të vogla” që mos të të bihet në qafë këto kohë” i ka dhënë nën dorë drejtorit 100 mijë lekë.

Por në fakt rezultoi se lekët nuk i ishin dhënë drejtorit të tatimeve, por dikujt që prezantohej si ai. Drejtori i rremë i tatimeve quhet Irald Dervishaj, i cili jo për prezantimin si drejtor por për mashtrimin që ka sjellë pagimin e tij, është ndaluar nga policia.

40-vjecari e ka kryer mashtrimin në dëm të pronarit të picerisë në rrugën Mihal Grameno. I mashtruari që quhet Detor Sefa i është drejtuar policisë menjëherë sapo ka kuptuar se në picerinë e tij kishte qenë një mashtrues dhe jo drejtori i tatimeve.

Siç tregon një burim policor i gazetës Si, ndalimi i ” drejtorit të tatimeve” u krye nga komisariati numër një, që në orët në vazhdim pritet të referojë materialet në prokurori.