Aktualitet Arrestohet grabitësi i veshur me kominoshe (VIDEO)

Arrestohet grabitësi i veshur me kominoshe (VIDEO)

Një aksion i koduar “Maskimi”, ka vënë në pranga 27-vjeçarin me iniciale E.B., i cili vidhte me armë markete dhe pikat e rimbushjes telefonike në Tiranë.

27-vjeçari u identifikua pas hetimeve të kryera nga uniformat blu të kryeqytetit dhe pas analizimit të kamerave të sigurisë.

Nga këto hetime ka rezultuar se i riu dyshohet të jetë autor i grabitjes së parave në një pikë të dhënies së kredive në zonën e “Zogut të Zi” më 6 Gusht.

Nën kërcënimin e armës, 27-vjeçari ka kryer vjedhje edhe në një market në rrugën “Naim Frashëri” dhe në një pikë rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua pistoleta me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.