Aktualitet Arrestohet “i tmerrshmi” i Durrësit, dyshohet se ka grabitur 13 banesa

Arrestohet “i tmerrshmi” i Durrësit, dyshohet se ka grabitur 13 banesa

Një 34 vjeçar me iniciale D.T., banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se është autor i disa grabitjeve në këtë qytet. I dënuar më parë për vjedhje, 34 vjeçari u arrestua sot në flagrancë në tentativë për të vjedhur një tjetër banesë në lagjen nr.15 në Durrës.

Po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ai kishte vjedhur në banesën e shtetasit M.Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Pas një pune profesionale dhe hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Durrës, dyshohet se shtetasi D.T., gjatë dy muajve të fundit ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit, i cili gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.

Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.

Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.

Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.

Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.

Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.

Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.

Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.

Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.

Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.

Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.

Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Vjedhja”.