Kryesore Arrestohet ish-kandidati i LSI

Arrestohet ish-kandidati i LSI

I shpallur në kërkim që prej datës 24 Prill, është arrestuar këtë të shtunë në kryeqytet ish-kandidati për deputet i LSI Etion Joka.

32-vjeçari Joka, i cili kandidonte në listën e Tiranës, u filmua duke dhënë para në këmbim të votës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Joka është regjistruar duke i dhënë para një personi, i cili i flet për blerjen e votave dhe i premton mbështetje në Tiranë.

Ata u filmuan duke bërë llogaritë se sa kushton një votë. Në një regjistrim tjetër kandidati i LSI është filmuar teksa i mëson qytetarit që e filmon si të votojë, pasi i ka dhënë paratë.

Menjëherë pas publikimit të videos në media, SPAK lëshoi një urdhër–arresti, por Joka u largua dhe në pamundësi për ta ekzekutuar masën, u shpall në kërkim.

Policia mundi të arrestojë vetëm Elis Babon 30 vjeç, të cilin e akuzon për korrupsion pasiv.

Ndërsa ish-kandidati i LSI akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje, vepër që pas dënohet nga 6 muaj në 2 vite heqje lirie.

Vetëm për zgjedhjet e 25 Prillit janë 190 denoncime për krime zgjedhore dhe 33 procedime penale për ketë vepër janë duke u hetuar nga SPAK.