Aktualitet Arrestohet ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës, falsifikoi dokumentet për dy pallate

Arrestohet ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës, falsifikoi dokumentet për dy pallate

Ish kreu i Zyrës së Urbanistikës në Komunën e Kasharit është vënë në pranga me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës.

Bëhet fjalë për Jurgen Memisha, i cili është denoncuar nga një prej investitorëve të dy pallateve që po ndërtoheshin në këtë zonë. Memishaj dyshohet se ka falsifikuar dokumentet, titujt e pronësisë dhe tjetërsim të pronave. Dyshohet se ky hetim përfshin edhe zyrtarë të tjerë.