Bota Arrestohet Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks (VIDEO)

Arrestohet Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks (VIDEO)

Themeluesi i Wikileaks Julian Asange është arrestuar ditën e sotme nga policia britanike pasi ata u ftuan në ambasadën e Ekuadorit, ndërsa ai qëndronte i fshehur që nga viti 2012.

“47-vjeçari Julian Asange është arrestuar nga oficerë të Shërbimit Policor Metropolitan (MSHP) në ambasadën e Ekuadorit”, bëri të ditur policia.

Gjithashtu, policia tha se arrestoi Assange pasi ishte “ftuar në ambasadë nga ambasadori, pas tërheqjes së azilit nga qeveria e Ekuadorit”. 

Assange po mbahet nën vëzhgim në një komisariat londinez dhe do të nxirret para gjykatës kur të jetë e mundur.

Ai u arrestua pas transferimit nga ambasada e Ekuadorit në Londër.

Në këtë ambasadë ai kishte qëndruar për shtatë vite.