Aktualitet Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë sigurie edhe për Ajola Xoxën

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë sigurie edhe për Ajola Xoxën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Ndaj Veliajt është miratuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj.

Zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj.

Prokuroria e Posaçme po heton mbi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe familjarët e tij për dyshimet se mund të jenë përfshirë në “korrupsion pasiv” , “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim të pasurisë”.

Me anë të një njoftimi zyrtar më herët, SPAK tha se procedimi numër 27/2024, është regjistruar në datën 8 Shkurt fillimisht për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, pas verifikimit të një kallëzimi të bërë sipas SPAK nga një qytetar i vetëidentifikuar si shtetasi N.A.

Pritet që SPAK të dalë me një njoftim zyrtar.

Lajmi në përditësim…