Kosova Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë, reagon Beogradi

Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë, reagon Beogradi

Arrestimi i një serbi të Kosovës për krime lufte gjatë vitit 1999, ka ngjallur reagimin e ashpër të Beogradit. Zyrtari i qeverisë serbe, Marko Gjuriç, pretendon se arrestimi është bërë për të shtuar presionin ndaj serbëve të Kosovës.

“Ky veprim kishte një synim të qartë në Prishtinë, për shkak thirrjes së udhëheqësve të UÇK-së terroriste në Hagë, të bëjë një lloj kundërpeshe, për hir të qetësimit të publikut”, u shpreh ai për mediat e Beogradit.

Gjuriç shtoi më tej se arrestimi është dhe një përpjekje e Kosovës për të krijuar një imazh të rremë të serbëve si kriminelë përpara mediave dhe institucioneve ndërkombëtare.

Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të personit të arrestuar me urdhër të prokurorisë speciale të Kosovës.