Aktualitet Arrestohet pas 23 vitesh në arrati shqiptari i dënuar për 3 vrasje

Arrestohet pas 23 vitesh në arrati shqiptari i dënuar për 3 vrasje

I dënuari me burgim të përjetshëm për 3 vrasje është arrestuar pas 23 vitesh në arrati. Bardh Lula (Luli) 49 vjeç u kap në Itali ku jetonte me identitet të falsifikuar si shtetas boshnjak.

Bardh Lula u kap gjatë operacionit të koduar “Wanted 3” dhe do të ekstradohet në Shqipëri. 49-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 1996 Gjykata e Lezhës e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese.

Më 12 Qershor 1993, ai ka vrarë me armë tre persona, N.L, P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.