Aktualitet Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje 10-vjeçaren

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje 10-vjeçaren

Policia ka arrestuar shoferin, i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje një të mitur. Mësohet se 49-vjeçari Alban G. ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Pasi përplasi 10-vjeçaren, ai u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet të dielën e 17 janarit. Siç bëri të ditur policia, e mitura u dërgua në spital, por ndërroi jetë aty pasi nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të rënda.