Aktualitet Arrestohet tutori, shfrytëzonte 18-vjeçaren e të miturën si prostituta

Arrestohet tutori, shfrytëzonte 18-vjeçaren e të miturën si prostituta

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Klientët”, duke arrestuar një 28-vjeçar që shfrytëzonte për prostitucion dy vajza të reja.

Fillimisht uniformat blu morën informacione se i riu shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte.

Pas grumbullimit të provave u vu në pranga shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë, një 18-vjeçare dhe shtetasen e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte.

Veç kësaj, ai e ka shfrytëzuar dhe përdorur 18-vjeçaren edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.

Policia sekuestroi një automjet dhe dy telefona në pronësi të 28 vjeçarit që akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.