Arrestohet në Nikel, Albert Zaja një nga autoret e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit, më 1 shkurt në Fier.
Kastrati u vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, në Fier, dhe për atë vrasje ishin shpallur në kërkim 4 autorë të dyshuar.
Bëhet fjalë pikërisht për 37-vjeçarin Albert Zajën tashmë i arrestuar, si dhe për 29-vjeçarin Elmir Tufa nga Fushë Kruja, Elson Xheçuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Katër të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën dhe lëvizjet e tij për afro 2 muaj deri në ekzekutimin e 42-vjeçarit.