Sport Arrigo Sacchi: Barcelona është një mbret i vdekur…

Arrigo Sacchi: Barcelona është një mbret i vdekur…

Arrigo Sacchi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” eson se dominimi i Barcelonës ka ardhur në një fund dhe tashmë do të shikojmë Real Madridin dhe Juventusin si favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve, këtë sezon.

Ndryshim cikli: “Një mbreti është i vdekur, Barcelona ka qenë sunduese në futboll dhe ka imponuar qeverinë e saj… Mendoj se duhet të ndërrojë vendin e më të mirit me Real Madridin. Nuk ka vend për të tjerët, për të zënë fronin. Unë shoh shumë mirë edhe Juventusin, që është në rritje. Real Madridi është kandidati më serioz për titullin në Ligën e Kampioneve, këtë sezon.”

Fundi i një dekade: “Disa kohë më parë, Barcelonës e ndali të qenit e vetme, sepse nuk është shfaqur si më pare, agresive, e rregullt dhe ambicioze. Ne e kemi admiruar lojën e saj, teksa ka dominuar për dhjetë vjet, duke imponuar një lojë të madhe. Ka qenë shembull dhe mësim futbolli për të gjithë botën. Kjo ishte një periudhë e gjatë.”

Messi: “Edhe Messi nuk është më në gjendje për të kapërcyer kundërshtarin, sepse Barcelona ngjan me një makinë, që nuk funksionon. Unë gjithmonë them se për të arritur sukses, sipas rëndësisë janë klubi, loja dhe lojtarët. Nuk mund të bëjë dot mrekullinë askush i vetëm.”

Real Madridi kundër Napolit: “Real Madridi ka bërë një presion të furishëm dhe nuk e la Napolin të luajë siç di. Cilësia teknike e skuadrës spanjolle është më e lartë dhe, kur shoh drejtimin dhe luftimin e lojës nga lojtarë si Modric e Kroos, kupton se Real Madridi është edhe i përpjekjes dhe sakrificës.”