Sport Arrihet marrëveshja, Ibra pranë rinovimit me Milanin

Arrihet marrëveshja, Ibra pranë rinovimit me Milanin

Milani dhe Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojnë bashkëpunimin. Arritja e një marrëveshjeje mes klubit kuqezi dhe gjigandit suedez përsa i përket rinovimit të kontratës është gjithnjë e më pranë. Nga bisedimet që palët kanë patur sëfundmi është zbuluar se firma e Ibrës për zgjatjen e kontratës me kuqezinjtë edhe me një sezon është shumë afër. Shifrat e operacionit nuk kanë ndryshuar flitet për një pagë prej 6 milionë eurosh për një sezon, por ka ndryshuar paga fikse duke u rritur disa ndërsa bonuset janë ulur. Zyrtarizimi do të vijë pas pak orësh, me Zlatan që do t’i bashkohet Milanit në stërvitje.

“Ne po punojmë së bashku me përfaqësuesit e Zlatan për të gjetur një marrëveshje. E dimë se përgatitjet për sezonin e ri do të jenë anormale, të shkurtëra, kështu që ideja jonë është ta mbyllim në një kornizë kohore të ngushtë rinovimin e Ibrës. Prioriteti ynë është ai”, – shpjegoi të martën Paolo Maldini.