Shëndet Arritje në Greqi, lind një bebe nga tre persona. Plas debati etik

Arritje në Greqi, lind një bebe nga tre persona. Plas debati etik

Mjekët në Greqi dhe Spanjë thonë se kanë krijuar një bebe nga tre persona me qëllim që të kapërcenin problemin e fertilitetit të një gruaje.

Bebja, djalë, lindi me peshën 2.9 kg, të martën. Nëna dhe fëmija mësohet se janë në gjendje të mirë.

Mjekët thanë se ata po bëjnë histori mjekësore, që mund të ndihmojë çiftet që duan fëmijë por nuk munden t’i kenë, në të gjithë botën.

Por, disa ekspertë në Britaninë e Madhe, thonë se procedura, ngre pikëpyetje të mëdha etike dhe nuk duhet të zhvillohet.

Forma eksperimentale e fertilizimit in vitro, përdor një vezë nga nëna, spermën nga babai dhe një vezë tjetër nga një grua donatore. Ajo është zhvilluar për të ndihmuar familjet e prekura nga sëmundje të rënda mitokondriale, që transmetohen nga nëna tek foshnja.

Ka patur vetëm një rast të tillë, një familje nga Jordania, dhe ai rast shkaktoi shumë debate.

Sidoqoftë, një pjesë mjekësh besojnë se teknologjia mund të jetë pozitive. Bëhet fjalë mbi të gjitha për mitokondrinë- që janë ndarje të vogla Brenda çdo qelize të trupit që konvertojnë ushqimin në energji të shfrytëzueshme. Ato janë difektoze në sëmundjet mitokondrike ndaj kombinimi i ADN së nënës me mitkondrinë e një donator, mund të pengojë sëmundjen.

Por ka edhe spekulime se mitokondria mund të ketë një rol në një shtatëzani të suksesshme po ashtu, pretendim ky që nuk është testuar. Pacientja ishte një 32-vjeçare greke, që ii ishte nënshtruar katër cikleve të pasuksesshme të fertilizimit in vitro. Ajo është tani një nënë por i biri i saj ka një pjesë të vogël të gjeneve të tij që vijnë nga gruaja donator pasi mitokondritë kanë ADN-në e tyre.