Opinione Arsimi i lartë dhe cilësitë e zgjedhjes së duhur

Arsimi i lartë dhe cilësitë e zgjedhjes së duhur

Nga Erion Muça

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik dhe në nisje të raundit të tretë e të fundit të përzgjedhjes së maturantëve për universitetin apo degën që duan, cilido dëshiron të jetë më i qartë se si të bëjë zgjedhjen e duhur. Në fakt, raundet dhe idetë e maturantëve në përzgjedhje janë edhe këtë vit për profile përgjithësisht bazuar në idetë e tyre të profesionit të projektuar të së ardhmes e pak në lidhje me përshtatshmërinë me kërkesat, nevojat dhe domosdoshmëritë aktuale dhe të mëvonshme të tregut të punës. Këtë vit, pavarësisht nga sa më lart dhe ndryshe nga ҫdo vit, po bëhen përpjekje nga ana e secilit maturant, për më shumë maturi dhe kalkulim mbi profilin dhe universitetin që duan të zgjedhin, si në universitetet publike ashtu edhe tek ato private.

Ndonëse në një treg ku arsimi publik, biznesi dhe cilësia e shkollimit rrallë shkojnë në unison, shumë prej maturantëve, si rrjedhojë e frikës për mos të mbetur pa shkollë të lartë dhe mos filtrimit të duhur të përballjes me marketingun ballor apo informacionin e pafiltruar, kanë rënë por nuk duhet të bien viktima, duke bërë apo mund të bëjnë, zgjedhje për të cilat më vonë mund të pendohen.

Në këtë prizëm, është e rëndësishme që zgjedhja në raundin e tretë por edhe për masterat më vonë, të bëhet e kujdesshme dhe shumë analitike nga ana e maturantëve dhe atyre që kanë përfunduar një bachelor dhe duan të vazhdojnë një master.

Zgjedhja e arsimit të lartë nëse zgjidhet universiteti i duhur dhe dega e orientuar në një gërshetim të dëshirës dhe mundësive të larta të tanishme dhe të mëvonshme për punësim dhe promovim, përbën parakusht për garantimin e një të ardhme premtuese.

Zgjedhja duhet të kanalizohet në ato universitete publike dhe private inovacioni dhe që nxit sipërmarrjen, që është marrë dhe merret me projekte, e që është i hapur drejt tregjeve të zgjeruara të prespektivës dhe zhvillimit. Zgjedhja duhet bërë drejt atyre universiteteve publike dhe private që janë vlerësuar shkëlqyeshëm e cilësuar si Universitete të Ekselencës nga Agjensia Britanike e Akreditimit. Zgjedhja duhet bërë duke pyetur dhe marrë informacion nga studentë që kanë studiuar në ato universitete publike apo private apo të njohur që njohin cilësinë e mësimdhënies dhe kualifikimit të stafit akademik.

Zgjedhja duhet të kanalizohet drejt atyre universiteteve publike dhe private të cilat punojnë dhe janë në mbështetje të studentëve dhe që i plotësojnë të jenë koherent me tregun, referuar njohurive, aftësive dhe vlerave të duhura për tu bërë konkurrues në të. Zgjedhja duhet bërë drejt atyre universiteteve publike dhe private të cilat kanë karakter aplikativ të programeve dhe kurrikulave pasi tregu ka nevojë për profesionistë me njohuri dhe aftësi praktike, për të fituar dhe dëshmuar pavarësi dhe arritje që në ditët e para në punë. Zgjedhja duhet bërë drejt atyre universiteteve publike dhe private ku ndërthuret socializimi, integrimi, aktivitetet e larmishme ekstrakurrikulare, këshillimi i karrierës, orientimi në tregun e punës, sipërmarrjet kërkimore dhe ato të inovacionit etj.

Zgjedhja duhet bërë drejt atyre universiteteve publike dhe private që ofrojnë mundësi dhe akses për një mbështetje madhore dhe shumë reale studentore, me qëllimin e vetëm të ndërtimit të një sistemi informacioni dhe përgatitje direkte, për të qenë të preferueshëm dhe të kërkuar me profesionin e tyre nga tregu. Zgjedhja duhet bërë për ato universitete publike dhe private që punojnë të jenë cilësor dhe profesional, e që japin një mbështetje të gjithanshme dhe shanse të larta në punësim dhe promovim për studentët e tyre. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që më shumë janë sesa promovohen. Synoni ato universitete publike dhe private që më shumë punojnë me cilësi sesa e promovojnë punën dhe cilësinë e saj. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që lakohen pak por që kanë shumë vlera.

Kujdes! Bombardimi me reklama përgjithësisht nuk ka karakter informues por shpesh promovon fasada, artifice dhe iluzione.

Zgjidhni ato universitete publike dhe private që ofrojnë standarte akademike, seriozitet, korrektësi dhe marrëdhënie shumë profesionale pedagogjike student-pedagog. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që ofrojnë mundësinë e një ndërmjetësimi të sigurtë dhe faktik në punësim dhe punojnë fort për finalizimin e suksesshëm të punësimit të studentëve të vet sesa atë universitete publike dhe private që reklamojnë rezultate fallco duke zhgënjyer edhe studentët e vet. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që suportojnë studentët edhe sesi ata të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe individuale dhe jo ato që japin njohuri të përcipta që jo vetëm nuk duhen por krijojnë pritshmëri artificiale mbi një realitet të stisur e të harlisur.

Zgjidhni ato universitete publike dhe private që e njohin tregun dhe që kanë përshtatur çdo gjë për të nxjerrë studentë gati për të, që të konkurrojnë denjësisht, në një treg dinamik të ndershëm dhe të pandershëm, e jo ato që nxjerrin individë që stërviten për të qenë të dukshëm e të njohur por fatkeqësisht të pajisur me antivlera, të paaftë, me njohuri sipërfaqësore dhe shpesh jo-profesionistë. Zgjidhni ato universitete publike dhe private, të cilët gërshetohjnë natyrshëm programet dhe kurrikulat aplikative, me cilësinë dhe nivelin profesional të stafit akademik si dhe me rritjen dhe zhvillimin e studentëve në një mjedis kreativ, nxitës, intelektual, edukativ dhe miqësor. Zgjidhni ato universitete publike dhe private në të cilët studentët kanë lirinë dhe mjaftueshmërisht orientimin e domosdoshëm për të qenë shpejt të suksesshëm. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që ju ofrojnë degë dhe profile, të cilat nga menyra sesi trajtohen dhe zhvillohen, u japin studentëve atë që ju duhet për të filluar të punojnë duke vjelë rezultate mahnitëse që në ditët e para të punës.

Zgjidhni ato universitete publike dhe private që u kultivojnë studentëve prirjen dhe zhvillojnë aftësinë e lidershipit, të qenit komunikues të shkëlqyer, si dhe sesi të punojnë me efiҫencë dhe performancë të lartë. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që i ndihmojë studentët të drejtohen në mendime dhe veprime drejt zgjidhjeve dhe që u japin shanse dhe premisa konkrete e të detajuara sesi të përqafojnë shpejt, dëshirën, kapacitetet, potencialin dhe aftësinë e të punuarit në skuadër dhe individualisht me operativitet, ritëm dhe energji të lartë, drejt përmbushjes së qëllimeve, objektivave dhe rezultateve pozitive. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që nuk i ndihmojnë studentët vetëm të jeni profesionistë por edhe të jenë të fisshëm qytetarë në kulturë, norma, parime dhe virtyte.

Zgjidhni ato universitete publike dhe private që kanë të integruar në programe dhe veprimtari sesi pavarësisht profilit, studentët të nxiten të zhvillojnë në çdo rast aftësitë menaxheriale të nevojshme për ndërmarrje dhe iniciativa të suksesshme individuale. Zgjidhni ato universitete publike dhe private që nuk i rritin studentët me frymën e idealizmave dhe iluzioneve se tregu është konkurues dhe konkurrenca është gjithmonë e ndershme, por ato universitete publike dhe private që i përgatitin e i njohin studentët paralelisht me tregun përgjatë studimit duke i aktivizuar të luftojnë denjësisht e në kompleksitet, pavarësisht sesi është tregu dhe funksionimi i tij, për të qenë të suksesshëm. Në përfundim, zgjidhni ato universitete publike dhe private që gjithçka përmendëm më lart i bëjnë realisht dhe përkushtohen të nxjerrin në treg armata profesionistësh të gatshëm dhe të aftë përballë çdo sfide.