Aktualitet Arsimtari humb jetën nga COVID-19, ministrja Shahini: Dhimbje për këtë mësues të...

Arsimtari humb jetën nga COVID-19, ministrja Shahini: Dhimbje për këtë mësues të vyer

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të një mësuesi në Mirditë për shkak të COVID-19.

Gjon Mark Kola, 55 vjeç, ishte mësues në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Rrëshen ku punonte e jepte kontributin e tij në mësimdhënie prej disa vitesh. 55-vjeçari ndodhej në gjendje kritike për jetën dhe prej disa ditësh ishte në intubim në spital.

“Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19. Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite. Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij”, shprehet znj. Shahini.

Ministrja e Arsimit ka bërë apel për respektimin e masave për t’u mbrojtur nga covid dhe u ka uruar arsimtarëve të infektuar shërim të shpejtë. 55-vjeçari Kola ishte mësues me përvojë dhjetëra vjeçare pasi ka edukuar breza të tërë në shkolla të ndryshme në rrethin e Mirditës