Extra Arsyeja pse meshkujt refuzojnë të përdorin maskat mbrojtëse

Arsyeja pse meshkujt refuzojnë të përdorin maskat mbrojtëse

Një studim i kryer nga Universiteti Middlesex, tregon se burrat kanë më pak dëshirë të përdorin maskën e fytyrës në publik për të mbrojtur veten nga Covid-19.

Sipas hulumtimeve, meshkujt hezitojnë të përdorin maskë se e konsiderojnë si një “shenjë dobësie”.

Studiuesit arritën në përfundimin se meshkujt, ndryshe nga femrat, e shikojnë përdorimin e maskës si të turpshme, sepse i tregon ata të dobët.

“Rezultatet tona zbuluan gjithashtu se burrat kanë më shumë të ngjarë të shprehin emocione negative kur mbajnë maskë”, tha njëri nga dy drejtuesit e studimit, Dr Valerio Capraro.

Pjesëmarrësit u pyetën se cili ishte qëllimi i tyre kur mbanin maskë për fytyrën jashtë shtëpisë, nëse ishin akoma socialë apo takoheshin me miq.

Gratë kishin më shumë të ngjarë të mbanin maska jashtë shtëpisë sesa burrat.

Sidoqoftë, hulumtimi ka treguar që të dy gjinitë, burrat dhe gratë, kanë tendencë të mbajnë maska nëse jetojnë në vendet ku ligji thotë se duhet.

“Burrat janë mësuar të mos mbajnë maskë, sepse mendojnë se nuk do të infektohen me koronavirus, që është ironi, pasi ne shohim se shumica e njerëzve që kanë vdekur nga virusi vdekjeprurës janë burra”, tha Capraro.

Sondazhi përfshiu 1.266 burra dhe 1.183 gra, ndërsa 10 persona nuk zbuluan gjininë e tyre.

Më shumë se 60% e të anketuarve ishin midis 25 dhe 44 vjeç, ndërsa 77.63% jetonin në zona urbane ose periferike.