Kryesore Arta Marku bën ndryshimin e parë në Prokurori, largon të besuarën e...

Arta Marku bën ndryshimin e parë në Prokurori, largon të besuarën e Llallës

Prokurorja e Përgjithshme e përkoshme Arta Marku ka bërë ndryshimin e parë në stafin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Kështu, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurori, Rovena Gashi është larguar nga kjo detyrë dhe në vend të saj është emëruar Arqile Koça.

Ky i fundit ishte kandidat për kryeprokuror të përkohshëm.

Në përbërje të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve”.

Ndërkohë, Rovena Gashi është caktuar prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurorja Gashi ishte një ndër zyrtarët e prokurorisë që hynte tek bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.