Politika Artan Hoxha i përgjigjet Berishës: E kuptova mesazhin e koduar që më...

Artan Hoxha i përgjigjet Berishës: E kuptova mesazhin e koduar që më dërgove

Gazetari  Artan Hoxha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e konsideronte si të lidhur me tre banda kriminale.

Hoxha e cilëson postimin e Berishës si një mesazh të koduar që ai mos flasë për ato që di.

Gazetari shkruan se ish-kryeministri është shqetësuar nga deklaratat e tij në studion “Opinion” dhe sot i ka dërguar paralajmërimin për të mos kaluar vijën e kuqe.

“Heuuuu breee, doktori paska shkruajtur statusin me te gjate te jetes se vet, dhe ma ka dedikuar mua personalisht.

Rrofsh per reklamen Doktor, edhe per kohen e gjate qe paske konsumuar per tu marre me mua.

E shoh qe Opinioni i djeshem te paske djeg keq, nuk eshte faji Bac, tjeterkund shikoi fajtoret. E kuptova qarte mesazhin e koduar qe me cove.

Po me thua te mos e kaloj vijen e kuqe…Doktor para pak ditesh nga faqja jote shperndave kopertinen e Revistes Stern ku shkruheshin plot 12 faqe per trafikun e narkotikeve, edhe per ate rast faleminderit.

Edhe aty une isha doktor…

Kaq sa per tani sepse jam duke ecur ne kembe neper shi Doktor, se nuk kam as eskorte dhe as truproje si ti, prandaj nuk kam mundesi te te shkruaj me gjate…” shkruan Hoxha në reagimin e tij.