Aktualitet Artan Hoxha: Në Shqipëri ka ardhur programi që përgjon WhatsApp

Artan Hoxha: Në Shqipëri ka ardhur programi që përgjon WhatsApp

Përgjimet e rrjeteve sociale dhe celularëve është tema e diskutuar sonte në emisionin Opinion në Tv Klan.

WhatsApp është një nga rrjetet sociale më të përdorura si aplikacion për mesazhe.

Por a përgjohet ky rrjet social?

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion, tha se në Shqipëri ka ardhur programi që përgjon WhatsApp, por nuk është vënë në veprim. Ky program është në duart e shërbimeve të policisë.

“Programi për përgjimin e WhatsApp ka ardhur, por nuk është vënë në veprim. Në Shqipëri e përgjon WhatsAppin vetëm skuadrat e posaçme, të cilat kanë pajisje, ato të afrohen në distancë 100-150 metra, kanë pajisje, e kanë të identifikuar personazhin kë do ndjekin dhe ai e zbardh”, tha gazetari Hoxha.

Gazetari Hoxha është shprehur se në Tiranë ka shumë bare e restorante që kanë si prioritet sigurinë për shkak të personave që i zotërojnë ato apo të personave që i frekuentojnë.

Hoxha tha se në shumë biznese kur futesh nuk të funksionon më telefoni pasi kanë bllokues valësh. Në të tjerë, gazetari shtoi se të marrin celularët që në hyrje të lokalit.

“Ka lokale, bare këtu, sa të duash që kanë bllokues valësh. Ju kam treguar që grupet janë pajisur me teknologji të lartë, po i kushtojnë mjaft rëndë. Ka vende në Tiranë që futesh dhe nuk të funksionon telefoni. Për të mos folur për ato që sa shkon në derë të marrin celularin,”- tha Hoxha.