Kryesore Artan Hoxha publikon videon, si u ekzekutua Santiago Malko

Artan Hoxha publikon videon, si u ekzekutua Santiago Malko

Gazetari i Artan Hoxha ka publikuar videon nga atentati i Santiago Malko, ku duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin.

Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë në afërsi të një lokali pranë vendit ku ndodhi ngjarja, shihet mjeti më të cilin ka udhëtuar viktima vetëm pak momente para se ai të qëllohej për vdekje.

Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë 8-10 persona të cilët e kanë mbajtur Malkon nën kontroll.

Fillimisht në video shfaqet makina e Santiago Malko, BMË x5, ndërsa më pas shfaqet një tjetër mjet tip Volskwagen. Por nga të dhënat rezulton se autori i cili ka ekzekutuar Malkon udhëtonte me një mjet tip “Benz”.