Kryesore Artan Lame lirohet nga detyra, tashmë në krye të institucionit të ri

Artan Lame lirohet nga detyra, tashmë në krye të institucionit të ri

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame.

Mësohet se Lame do të emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Vendimi për emërimin e Lames në krye të Kadastrës është firmosur ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë me miratimin e ligjit të ri ‘Për Kadastrën’ do të shkrihen në një tre institucionet e ALUIZNI-t, Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP) në një të vetëm që do të quhet Kadastra.