Kulturë Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë në Belgjikë aktorja e njohur shqiptare

Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë në Belgjikë aktorja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima.

Aktorja Bërdëllima ndërroi jetë në Belgjikë.

Bërdëllima jetonte prej vitesh në shtetin belg, së bashku me familjen.

Ajo vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën e humbi në moshë të re.

Ajo ka luajtur shumë filma ku rolet më të spikatura kanë qenë:

-Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

-Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

-Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

-Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

-Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

-Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

-Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

-Flutura në kabinën time (1988)… Keti