Sport As Cristiano, as Messi. Mou zbulon lojtarin “më të mirë dhe më...

As Cristiano, as Messi. Mou zbulon lojtarin “më të mirë dhe më të pabesueshëm” që ka parë

Jose Mourinho ka zbuluar se kush është lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë në një fushë futbolli.

Ish-trajneri i Chelsea, Inter, Real dhe United ka thënë se përsa i përket talentit natyral, më i miri ka qenë “Fenomeni” Ronaldo.

“Mendoj se dëmtimet i vranë një karrierë që mund të kishte qenë edhe më fantastike. Kur ishte 19 vjeç kishte një talent të pabesueshëm. Ka qenë më i miri që kam parë ndonjëherë. Nuk ka pasur një karrierë “top” për 15 vite si Cristiano dhe Messi, por kishte një talent natyral të pabesueshëm”, theksoi trajneri portugez.