Sport As fitorja nuk mjafton, një sms nga Abramovich i prish humorin Sarrit

As fitorja nuk mjafton, një sms nga Abramovich i prish humorin Sarrit

Chelsea fitoi të shtunën ndaj Huddersfieldit me rezultatin e thellë 5-0, por kjo nuk ka mjaftuar që trajneri Maurizio Sarri të kalojë një fundjavë të qetë dhe pa telashe.

Kjo pasi siç raportojnë mediat angleze, ka qenë një sms e ardhur nga bosi rus, Roman Abramovich, ajo që i ka prishur humorin dhe rritur tensionin ish trajnerit të Napolit.

Abramovich është shqetësuar ndjeshëm nga rezultatet e javëve të fundit të Chelseat dhe i ka kërkuar teknikut italian, që të shpjegojë arsyet e kësaj situate.

“Daily Express” shkon edhe më tej, teksa thotë se manjati rus i ka dhënë ultimatum Sarrit, se duhet të arrijë të paktën renditjen në zonën Champions, si kusht për të vijuar punën në pankinën e Chelseat edhe për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht Chelsea renditet në vendin e katërt, në Premier League, me 50 pikë të grumbulluara, por ndjen pas vetes kërcënimin e Manchester Unitedit dhe Arsenalit, që kanë respektivisht një dhe tre pikë më pak.