Sport Askush si Benzema, francezi vendos rekordin e historisë 117-vjeçare te Reali

Askush si Benzema, francezi vendos rekordin e historisë 117-vjeçare te Reali

Karim Benzema ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës prej 5 ndeshjesh radhazi dhe ka shënuar 8 golat e fundit të Realit të Madridit, diçka që ndodh për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit.

Përpara tij kishin ndalur në 7 gola Monjardin në vitin 1926, Santijana në vitin 1980 dhe Morientes në vitin 1999. Në La Liga, ky ishte goli i 21 i francezit, i cili mori vendin e Luis Suarezit dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve.

Në dy sezonet e mëparshme kur pjesë e skuadrës ishte Kristiano Ronaldo, Benema kishte shënuar 16 gola në total.