Sport Asllani fiton “derbin” shqiptar me Gjimshitin, Interi në gjysmëfinale të Kupës së...

Asllani fiton “derbin” shqiptar me Gjimshitin, Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra milaneze mposhti me rezultat minimal Atalantën në “San Siro” falë golit të shënuar nga Darmian në pjesën e dytë, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe që u zgjidh nga vetëm një episod.

Në këtë takim u aktivizuan edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani. Mbrojtësi luajti të gjithë takimin, duke u rikthyer pas një kohe të gjatë në formacion. Ndërkohë, edhe në këtë takim, Asllani nuk ishte në formacionin zikaltër, teksa u aktivizua në minutën e 72-të.

Interi do të përballet në gjysmëfinale me të kualifikuarën e çiftit Juventus–Lazio, që do të luhet të enjten në mbrëmje, në Torino.