Sport Asnjë fitore jashtë fushe që nga 23 prilli, kjo është Barcelona më...

Asnjë fitore jashtë fushe që nga 23 prilli, kjo është Barcelona më e keqe e 25 viteve të fundit

Barcelona ka humbur ditën e djeshme me rezultatin 2-0, në transfertë kundër Granadas.

Ekipi katalanas nuk njeh fitore në fushë kundërshtare që nga 23 prilli i këtij viti, kur mposhti në transfertë Alaveshin, me rezultatin 0-2. Në 3 ndeshje për këtë sezon të ri në transfertë, Bracelona ka marrë vetëm 1 pikë, duke i humbur dy ndeshjet e tjera.

Ky është fillimi më i keq për spanjollët, të cilët një fillim si ky nuk e kishin pasur prej 25 vitesh, teksa në sezonin 1994-1995 kishin arritur të merrnin rezultate të njëjta. Kjo nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të Barcelonës, të cilët edhe pse kanë bërë një merkato të madhe, përsëri rezultatet nuk po vijnë.

Dhe nga kjo mund ta pësojë trajneri Ernesto Valverde, i cili rrezikon të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.