Kryesore Asnjë humbje jete dhe vetëm një rast i ri me Covid

Asnjë humbje jete dhe vetëm një rast i ri me Covid

Shifrat e pandemisë në Shqipëri vijojnë të jenë në shifra minimale.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar nga Kavaja.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID-19 në vend.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar dy pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.