Kryesore Asnjë humbje jete, rriten lehtë rastet e reja

Asnjë humbje jete, rriten lehtë rastet e reja

Asnjë humbje nuk është regjistruar në Shqipëri nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa është shënuar një rritje e lehtë e rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.