Bota Asnjë i mbijetuar pas rrëzimit të avionit me 157 persona

Asnjë i mbijetuar pas rrëzimit të avionit me 157 persona

Asnjë person nuk ka arritur të mbijetojë pas rrëzimit të avionit të “Ethiopian Airlinës”, mëngjesin e së dielës. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania ajrore, e cila me anë të një zëdhënësi tha se 149 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit kishin humbur jetën.

“Nuk ka të mbijetuar nga bordi i avionit që transportonte pasagjerë nga 33 shtete”, tha transmetuesi shtetëror Eitiopian, duke cituar një burim nga kompania ajrore.

Deri më tani nuk ka detaje mbi shkaqet e rrëzimit të avionit tip “Boeing 737”, i cili ishte i ri dhe i ishte dorëzuar kompanisë ajrore etiopiane në muajin Nëntor.

Avioni i “Ethiopian Airlinës” u rrëzua mëngjesin e së dielës, 6 minuta pasi ishte ngritur në fluturim nga kryeqyteti Adis Ababa i Etiopisë për në Nairobi të Kenias. Në 3 dekada, ky është aksidenti ajror i tretë që përfshin avionët e kësaj kompanie.