Kuriozitete Asnjë njeri në një nga qytetet më të mëdha të Australisë, përveç...

Asnjë njeri në një nga qytetet më të mëdha të Australisë, përveç kangurit (VIDEO)

Videoja e një kanguri që vrapon i vetëm në mes të qytetit Adelaide, në Australi, është bërë virale në mbarë botën.

Kamerat e sigurisë të policisë australiane treguan se si kanguri ishte i vetmi që po kalonte në qendër të Adelaides, pikërisht në zonën më të frekuentuar e ku ndodhen qendrat e shumicës së bizneseve.

Përhapja e virusit COVID-19 ka bërë që qytetarët australianë të izolohen në të gjithë vendin.

Ata që munden, po punojnë nga shtëpitë, ndërsa të tjerët duhet t’u binden rregullave të distancimit social.

Australia është treguar e rreptë me respektimin e rregullave të distancimit social, dhe lufta me koronavirusin ka qenë mjaft e suksesshme.

Sot në Australi kanë nisur të regjistrohen më pak se 40 të infektuar në ditë.