Kosova Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, numër i ulët edhe i të...

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, numër i ulët edhe i të infektuarve

Në Kosovë nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave nga Ministria kosovare e Shëndetësisë, gjithsej u kryen 670 testime, nga të cilat 54 rezultuan të infektuar.

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 15.574 raste. Ndërsa numri i viktimave në total është 625.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste.