Politika ‘Ata që i kanë bërë gjëmën PD-së, nuk mungojnë në asnjë përvjetor’

‘Ata që i kanë bërë gjëmën PD-së, nuk mungojnë në asnjë përvjetor’

Astrit Patozi, akuzoi kreun demokrat Lulzim Basha se tentoi të tjetërsojë Partinë Demokratike, por pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit u tërhoq.

“Kam bindjen e plotë që Basha tentoi pa sukses të tjetërsojë PD për të krijuar një parti tjetër,  e cila do të ruante vetëm emrin, por do të ishte parti personale e tij, por nuk e arriti. Tentoi që përmes PD të arrinte në një parti tjetër që kishte trajtën  e Republikës së Re, i ndryshoi njerëzit dhe ngjyrën, zhduku rrënjët. Basha donte që të kishte një parti personale, por kur nuk u arrit objektivi u kthye sërish te PD. Ky eksperiment i dështuar tregoi që nuk mundesh që në shekullin që jetojmë që duke ardhur nga asgjëja të marrësh përsipër opozitën e vendit dhe ta kthesh në një ndërmarrje biznesi privat. Ai u kthye te PD, pasi ka nevojë, pasi e kishte të pamundur të avanconte përpara”,  tha Patozi për Report tv.