Sport Atalanta i jep leksion Napolit dhe i bashkohet luftës për titullin

Atalanta i jep leksion Napolit dhe i bashkohet luftës për titullin

Atalanta kalon 3-2 me Maradona me një provë force dhe përmbys renditjen e Serisë A.

Atalanta mori një fitore spektakolare ndaj Napolit në një ndeshje me shumë emocione. Skuadra e Gasperinit përmbysi rezultatin dhe në fund ia doli të merrte tre pikët.

Atalanta kaloi në avantazh me Malinovskin, por Napoli barazoi në fundin e pjesës së parë me Zielinskin. Në pjesën e dytë Mertens i dha avantazhin vendasve. Bergamaskët nuk u dorëzuan dhe përmbysën rezultatin në pak minuta me Demiral dhe Frojler.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe i bashkohet luftës për titullin kampion. Atalanta e vendit të katërt është vetëm katër pikë larg Milanit kryesues.