Aktualitet Atentat vëllezërve në Elbasan, humb jetën 22-vjeçari Klevi Baho

Atentat vëllezërve në Elbasan, humb jetën 22-vjeçari Klevi Baho

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një atentati me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës ku si pasojë ka humbur jetën 22-vjeçari Klevi Baho dhe është plagosur vëllai i tij Sandër Baho 29-vjeç. Vëllezërit po udhëtonin me makinën e tyre në aksin rrugor Peqin- Elbasan, por kanë rënë pre e atentatit në vendin e quajtur Broshkë.

Mësohet se shënjestër e atentati ishte 29-vjeçari që mbeti i plagosur dhe jo vëllai i tij. Viktima kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu në Itali. Ndërkohë i plagosuri ka marrë tre plumba në shpatull, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë vëllezërit po shkonin në shtëpi në momentin kur u është zënë pritë dhe u qëlluam me breshëri automatiku nga një makinë tjetër. Në vendngjarje janë gjetur 35 gëzhoja kallashnikovi dhe ka dyshime se kanë qenë 2 persona që qëlluar në drejtim të tyre.