Aktualitet Atentati ndaj Nardit të Bujtinës, 3 shokët e vrasësit në Gjykatën e...

Atentati ndaj Nardit të Bujtinës, 3 shokët e vrasësit në Gjykatën e Shkodrës

Tre shokët e autorit të dyshuar për ekzekutimin e Nardit te Bujtinave, ndodhen në Gjykatën e Shkodrës për masë sigurie.

Ata janë Alfred Martini dhe vëllezërit Bilbert e Kleandro Toma. Të tre këta persona në dëshminë e tyre në polici kanë mohuar akuzat për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në vrasjen e Ferdinant Polisë.

Ndërkohë autori i dyshuar A.S është ende në arrati.

Ferdinant Polia u ekzekutua më 20 Mars, në një pritë, tek vendi i quajtur Kthesa e Grudës.

Ai mori 18 plumba në trup nga 20 që autori shtiu me automatikun tip “scorpions”.

Në makinë ndodhej dhe pronari i servisit, shoku i tij, Xhovani Mirashi, i cili u shpëtoi mrekullisht plumbave. Motori i autorit u gjet i shkrumbuar në zonën e Postribës.

Ende nuk ka një variant për motivin e vrasjes së Polisë.