Kryesore Atentati ndaj prokurorit, policia kontrolle në disa qytete

Atentati ndaj prokurorit, policia kontrolle në disa qytete

Forcat operacionale të policisë kanë zhvilluar një sërë aksionesh gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Operacionet janë kryer në Fushë-Krujë, Elbasan, Lushnje e Vlorë. Janë kontrolluar dhjetëra banesa.

Aksionet janë shtrirë dhe në zonat rurale, nëpër stane bagëtish apo godina të braktisura.

I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, është Redjan Rraja. Ai kërkon lirinë në Apel. I prangosuri ka deklaruar para gjykatës se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

6 ditë pas atentatit, humbi jetën në Spitalin e Traumës, shoferi prokurorit, Andi Maloku.