Aktualitet Atentati në Vlorë, 10 të shoqëruar, Policia ndërton identikitin e njërit prej...

Atentati në Vlorë, 10 të shoqëruar, Policia ndërton identikitin e njërit prej autorëve

Detaje të reja kanë dalë nga skena e krimit në Vlorë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme u qëllua me breshëri kallashnikovi ndaj Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë vetë atë dhe kunatin e tij Ronald Çepaj 27 vjeç.

Pas këqyrjes e vendit te ngjarjes, ekspertiza ka gjetur mbi 15 gëzhoja kallashnikovi. Burime nga blutë e Vlorës, sqarojnë se deri më tani janë shoqëruar për t’u pyetur në Polici 10 persona, kryesisht dëshmitarë okularë apo persona që mund të ndihmojnë hetimin.

Policia dyshon se në atentat morën pjesë dy persona, ndërsa pavarësisht errësirës kanë arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin nga i cili qëllua në drejtim të dy të rinjve.